Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 03 April 2021
Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se mbrëmë ka fituar opozita, kurse sonte duhet të fitojë shteti, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka thënë se projektligji i mbrëmshëm nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore por me mundësimin e votimit të mërgatës në ambasadat e konsullatat e Kosovës.
Statusi i plotë:
“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.
Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.
Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”, ka shkruar Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti uron Ramazanin: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. ...
-
Zyrtarët e VV-së për fundjavë në Shqipëri, Kusari-Lila: Masat nuk janë mbyllje, kufijtë kanë qenë të hapur
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar...
-
Presidentja Osmani uron Muajin e Ramazanit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besi...
-
Reagimi i Dardan Molliqajt për fushatën e VV-së në Shqipëri
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me fushatën e zyrtarëve...
-
Zaimi i VV-së: As ne s’kemi qenë të njohur në Kosovë por me punë jemi bërë të njohur
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se Kryeministri Albin ...
-
Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve në Kosovë më të lartat në rajon, duhet të ulen
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryetarin e Odës së Pë...
-
Merkel: Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar besimtarët myslimanë në Muajin...
-
Nesër dërgohet në Kushtetuese ankesa për votat e “Romani Iniciativa”
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka njoftuar se nesër d...
-
Zyrtare: Brenda pak javësh në Kosovë vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer
Përafërsisht 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech do të shpërndahen...
-
Gruaja e Agim Ramadanit: Nuk guxonim të martoheshim, e kishim të ndaluar me ligj
Shukrie Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani, tha se vazhdon të jetojë me ...
-
Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës
Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton për vdekjen e Byrhan Bu...
-
I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre
Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar ...