Lajme

Kurti mbledh ministrat

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 26 October 2022

Qeveria pritet të mbajë mbledhje të mërkurën nga ora 10:00.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa njoftuar pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohet në mbledhje.

“1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet shkurt në njoftimin e ZKM-së.

-Advertisement-

Gjithashtu, sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.

Komisioni për Buxhet, ai për të Drejtat e Komuniteteve dhe Komisioni Hetimor Parlamentar.

Në vijim komisionet që mblidhen sot dhe çfarë shqyrtojnë ato:

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar tw Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarin Edmond Nulleshi, ish-anëtar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera