Lajme

Kurti: Mbetemi të përkushtuar për reformë të thellë në shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 20 January 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se qeveria në të cilën ai është në krye, mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore.

Kështu ka thënë Albin Kurti dje gjatë një vizite me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, në Klinikën Stomatologjike.

“Për më pak se një vit, tri shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë Nga dje, pacientët që kanë nevojë për Implante Stomatologjike këtë shërbim mund ta marrin në sistemin tonë publik”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

-Advertisement-

“Ky shërbim që deri dje kryhej vetëm në sektorin privat, tash me pritje minimale dhe me çmim të përballueshëm do të mund të kryhet në sistemin publik”, njoftuan ministri Vitia dhe Kryeministri Kurti që dje ishin për vizitë në këtë klinikë.

“Brenda më pak se një viti, në këtë klinikë ka filluar ofrimi i tri shërbimeve të reja: protezat fikse, oksiduli i azotit dhe tash ai i implantologjisë. Qeveria e jonë mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore”, tha Kryeministri, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera