Lajme

Kurti mban konference për media, tregon detaje nga marrëveshja e Thaçit me NATO’në

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 26 February 2020

Letrën e për marrëveshjen sekret të cilën e ka nënshkruar, ish kryeministrit, tani presidentit aktual, Hashim Thaçin me NATO, i është dërguar edhe vetë Thaçit si dhe Kryeprokurorit, Aleksander Lumezit.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri, Albin Kurtit përmes një konferencë për medie, shkruan Gazeta inFokus.

Ai gjatë kësaj konference ka bërë kërës Thacit të dije se kush e ka kërkuar këtë marrëveshje.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, i pari i qeverisë përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani rreth një marrëveshje sekrete që Hashim Thaçi asokohe si kryeministër i Kosovës e kishte nënshkruar me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Në letrën e Kurtit drejtuar Osmanit thuhet se “përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera