Kurti: Masat për energji, të domosdoshme për të përballuar importin e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 August 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reduktimet e rrymës dhe remonti në termocentrale, janë masa të domosdoshme për të përballuar importin e energjisë në muajt e dimrit.
Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me gazetarët në Prishtinë.
“Në ditën kur kanë filluar reduktimet, konsumi i energjisë ka qenë 240 megavat në orë, më shumë sesa prodhimi. Pra, konsumin e kemi pasur për 240 megavat orë më shumë sesa gjenerimi. Çmimi në HUPX (Berzën hungareze të Energjisë) ka qenë rreth 430 euro për megavat orë. Importi është shumë i kushtueshëm dhe pa këto masa është i papërballueshëm në dimër”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, bashkëpunimi i shtuar me Shqipërinë për energjinë, ka ardhur për shkak të remontit në bllokun B2 të termocentralit Kosova B, dhe për shkak se blloku A5 në termocentralin Kosova A, nuk ka punuar.
Pavarësisht bashkëpunimit, ai ka thënë se reduktimet vetëm janë zbutur, sepse sasia e energjisë që bartet nga Shqipëria “nuk e plotëson në tërësi mungesën tonë për shkak se edhe vetë Shqipëria nuk po prodhon sa duhet për nevojat e veta”.
Kryeministri ka thënë se Ministria e Ekonomisë është duke punuar në një listë masash për efiçencë të energjisë dhe ngrohje, që synim do ta kenë lehtësimin e situatës gjatë dimrit, sidomos për familjet në nevojë.
Sipas Kurtit, luftimi i vjedhjes së energjisë dhe kursimi i saj do të jenë pika kritike në tejkalimin e krizës këtë dimër.
“Ne do të bëjmë maksimumin për luftimin e vjedhjeve që po na kushtojnë dyfish për shkak të çmimit të lartë të energjisë”.
Sipas Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), për shkak të vjedhjes së rrymës, deri në 40 konsumatorë shkyçen brenda një dite nga rrjeti i elektrik.
Ministria e Ekonomisë ka thënë se kostoja e vjedhjes së energjisë elektrike vitin e kaluar ka qenë 110 milionë euro, ndërkaq këtë vit parashihet që të arrijë në vlerë të 99 milionë eurove.
Për punën e reduktimeve të rrymës ka pasur deklarata kundërthënëse.
Fillimisht, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime nga 15 gushti.
Ministria e Ekonomisë më vonë ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë, për shkak të një marrëveshjeje me Shqipërinë.
Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar dimër të vështirë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.
Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.
Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...