Lajme

Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 21 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.

Kueri deklaroi se Kosova me progresin e arritur ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.

“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, tha ai, transmeton KP.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera