Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 29 September 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë), raporton GazetaBlic.
Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” shkruan se, pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Për më tepër, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka negociuar edhe për tregtinë e shërbimeve, duke zgjeruar potencialin për zhvillim ekonomik.
Marrëveshja pritet të forcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në vend. Ky është një hap përpara në forcimin e pozicionit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë:
Në mars të vitit 2022, gjatë vizitës në Norvegji dhe takimit me ministrin norvegjez të Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, patëm paraqitur kërkesën tonë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet anëtare të EFTA-s, nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare.
Dy vjet e gjysmë më vonë, e pas katër raunde të negociatave të lansuara në qershor të vitit 2022, kemi Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, anëtare e së cilës është Norvegjia, së bashku me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën. Nënshkrimi i Marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n.
Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s.
Të tjera
-
Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit
Nisur nga deklarata e kryeministrit Rama në OKB për transformimin e Qendrës B...
-
Tuneli mbyllet në 1 nëntor, kalimi do të bëhet vetëm nga Qafa e Llogarasë
Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik, do të jetë në funksion të q...
-
Vitia i kërkon homologut të tij gjerman mbështetje për zhvillimin profesional të mjekëve nga Kosova në Gjermani
Përmes një postimi në Facebook ministri Vitia ka njoftuar se sot, ka zhvillua...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim...
-
Bogdanoviq thotë se Rakiqi është rrahur për borxhe ndaj Radojçiqit
Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, po thotë se Goran R...
-
“Aktivitet kundër prerjes ilegale të pyjeve”, reagimi qesharak i Serbisë për afrimin e ushtrisë te kufiri i Kosovës
Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Ko...
-
Kurti akuzon Serbinë për lëvizje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, vjen reagimi nga Beogradi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të shtunën në mbrëmje për a...
-
Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës me barriera në botën islamike
Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Banglade...
-
Gërvalla flet për takimet më mërgatën : Policia gjermane iu lut njerëzve që të prisnin jashtë sepse salla nuk i nxinte më shumë se njëmijë ulëse
Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje organizoi dy tubime me mërgatën n...
-
Tahiri për shujtat e FSK-së: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryemi...
-
Nga janari deri në shtator, 70 të vdekur në aksidente trafiku
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në Kosovë 70 përsona kanë h...
-
Limaj në malet e Karadakut me “personalitete të dëshmuara” që thotë se “po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë”
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar fotografi me “ba...