Lajme

Kurti: Marrëveshja është njohje de-fakto nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 22 March 2023

Kryeministri Kurti u shpreh se sa i përket tekstit dhe negociatave të këtij dialogu, prej që merr pjesë, pa barazi nuk ka proces.

Kurti tha se barazia e palëve është fakt i pacënueshëm. Duke u pyetur se çfarë ka problem me këtë dokument-marrëveshje, ai tha se është fakti që mund të ketë edhe gjëra të tjera që do të mund të përfshiheshin në marrëveshje.

“Por në parim është bazë shumë e mirë dhe mendoj se nuk ka diçka substanciale që e bën këtë marrëveshje të papranueshme, andaj e kam pranuar”.

-Advertisement-

Kryeministri tha se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet pa adresuar çështjet e së kaluarës, e jo vetëm me ato që lidhen me të kaluarën.

“Tashmë në aneks e kemi me urgjencë çështjen e  të pagjeturve, e që është urgjente që duhet të adresohet”.

Duke folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti shpjegoi  se edhe pse nuk ka nënshkrim, megjithatë ka marrëveshje. Kjo ngase ndërmjetësi evropian, sipas tij, në këtë rast vetë BE-ja, ka konstatuar një gjë të tillë.

“Jo vetëm kaq, por 27 shtete, në mbledhjen e tyre me 29 shkurt, e kanë pranuar këtë marrëveshje”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se ka indikacione edhe fakte se Serbia po bën shkelje të marrëveshjes. “Por unë pres nga BE e SHBA që sjelljen destruktive të Serbisë, ta gjykojnë e dënojnë”./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera