Lajme

Kurti-Macron takohen të mërkurën në orën 19:30

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 21 June 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

-Advertisement-

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera