Kurti: Luftëtar i vërtetë është ai që nuk merr asgjë pas luftës
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 25 March 2020
Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës, por jo për demarkacionin pasi nuk ishte qëndrim patriotik.
Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë.
Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk duhet të mësohen në këtë mënyrë brezat e rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.
“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën. Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë, e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd. Është gjëja më normale. Prandaj, edhe nuk bën ai me tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja. Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje. Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në ‘Marigonë’, me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë. E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.
Të tjera
-
Gjykata merr vendim ndaj adminit të “Albkings”, Edvin Nevzati
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelo...
-
Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash mes dy veturash në rrugën ...
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...
-
Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Se...
-
Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial
Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur p...
-
Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet ...
-
Autoritetet serbe deklarojnë se Jankoviq është në paraburgim
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se nga katër pjesëtarë ...
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij
Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar mas...
-
Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës, para saj i ishte ndarë Merkelit, Reaganit dhe Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Co...
-
Sveçla:Ngjarjet e djeshme kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke ...
-
Kurti: Sikur Serbia të ishte nën sanksione, s’do të ishim në këtë situatë – ky është shtet mafioz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po të kishte sanksione ndaj S...
-
Serbia dje ndaloi mbi 1 mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra ...