Lajme

Kurti: Luftëtar i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 25 March 2020

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës, por jo për demarkacionin pasi nuk ishte qëndrim patriotik.

Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë.

Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk dua t’ua mësojnë breza të rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.

-Advertisement-

Kurti: Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës

“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën.

Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë , e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd. Është gjëja më normale.

Prandaj, edhe nuk bën me ai tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja.

Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje. Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në ‘Marigonë’, me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë. E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi.

Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera