Lajme

Kurti – Listës Serbe: Qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 15 January 2022

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve të Kosovës, pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simic tha se qeveria është kundër serbëve.

“Qeveria nuk është kundër serbëve, unë kam ministër në qeveri që është kryetar i Listës Serbe. Luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë nuk bëhet duke pasë parasysh përkatësinë etnike të atyre që janë të dyshuar”, tha Kurti.

Ai tutje u shpreh se grupet e krimit nuk kanë vetëm një etni.

-Advertisement-

“Në këto grupet e krimit zakonisht nuk e gjen vetëm një etni, i gjen disa etni e së paku dy prej tyre prandaj asnjëherë qeveria s’ka pasur as qasje as intencë anti-serbe por ësht Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres socio-ekonomik dhe për avancim në agjendën evropiane”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera