Lajme

Kurti lëshon seancën e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 02 June 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas shumë diskutimeve mbi çështjen e Veri, sanksionin nga SHBA-ja e opsionin e zgjedhjeve të reja, është parë duke e lëshuar sallën e Kuvendit.

Kurti e lëshoi sallën pas replikave e kundër-replikave mes tij e dy krerëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën, pa kryeministrin duke dalë nga salla, e mes tjerash u shpreh “Kryeministër është mirë me nejt, me i dëgjuar deputetë mos me i ikë përgjegjësisë as këtu as për veri, prandaj kthehu ulu në karrige, se qashtu ke ikë edhe prej veriu”, tha ai.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane

Të tjera