Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 23 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë. Ai tha se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”. Sipas tij, “ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”.
Kurti tha se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”. Ai tha se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.
Kurti pranoi se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Express.
“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.
Kryeministri tha se “Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Kosovës” dhe se niveli i vetëmenaxhimit për komunitetin serb “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.
“Unë kurrë, e përsëris, kurrë, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, tha Kurti.
Duke folur me njëfarë optimizmi, Kurti tha se Kosova tani ka hyrë në një format të ri të dialogut.
“Tuneli është ende i gjatë por besoj që atij po i vjen fundi”, tha ndër tjerash kryeministri.
Të tjera
-
Habeck: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën
CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Per...
-
Fushata e Trump: Ish-presidenti u njoftua për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë
Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin ameri...
-
Lajçak takim me Plotner, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në marg...
-
Gjilan, nëna njofton policinë se i është zhdukur djali
Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës se i është zhdukur djali ...
-
Arrestohet një burrë për vrasje në tentativë në Klinë
Është arrestuar dje një person I dyshuar për vrasje në tentativë në Klinë. ...
-
Uragani i frikshëm në Florida po afrohet dhe rreziku është i lartë, nisin me urgjencë evakuimet e banorëve
Kanë nisur evakuimet e banorëve ne Florida pasi pritet që vendi të goditet ng...
-
“Trepça” ngre padi ndaj një ish-punëtori, i cili dyshohet se ka marrë rrogë pa punuar
Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur më 24.09.2024 se ka ngritur padi ndaj nj...
-
Shkencëtarët kanë zbuluar një grup të ri gjaku, quhet MAL dhe mund të shpëtojë mijëra jetë
Mijëra jetë mund të shpëtohen në mbarë botën pasi shkencëtarët e Shërbimit Sh...
-
Elshani: Përderisa grupi i Banjskës është në liri, ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar...
-
Torres për Banjskën: Autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre
Kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Sh...
-
Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Sot do të mbahet seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në ...
-
Mot i vranët e me intervalet shkurta me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i v...