Lajme

Kurti: Le të bëhemi më të mirë se vetja

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 25 September 2022

Vetëvendosje është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake, andaj kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, ka thënë se sot përcaktohen për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme.

Ai, përmes një postimi në Facebook, kërkoi që të bëhen më të mirë se që janë.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Ai i ka ftuar të gjithë anëtarët të votojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera