Lajme

Kurti: LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 23 March 2023

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti gjatë raportimit të tij në kuvend për takimin e Ohrit ka replikuar me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqi.

Kurti duke iu drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-në e ka marrë lumi Vjosa, duke lënë të nënkuptohet se me largimin e Vjosa Osmanit para dy vitesh këtë parti e ka lumi.

“Tash deputeti Abdixhiku nga citati i Adem Mikullovcit për citatin e Azem Shkrelit, kaloi te citati i deputetes Ganimete Musliu, pra nuk është mirë kështu se të drejtat e autorit duhet të respektohen. Po për mu është e qartë që ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, e ka marrë lumi Vjosa”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera