Lajme

Kurti lavdërohet me punën e policisë: U shkatërruan 40 grupe kriminale, u arrestuan 990 persona

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 18 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka njoftuar se nga marsi i këtij viti deri më 15 nëntor, Policia e Kosovës, ka shkatërruar 40 grupe kriminale me 257 persona të dyshuar.

Tutje, Kurti ka renditur edhe operacionet e tjera të kryera gjatë këtij viti nga policia.

“Policia e Kosovës nga marsi i vitit 2021 deri më 15 nëntor, ka shkatërruar 40 grupe kriminale me 257 persona të dyshuar, pesë prej tyre kanë vepruar në nivel ndërkombëtar, dy në nivel rajonal dhe 33 grupë kanë vepruar në nivel vendi. Në kuadër të Departamentit për Hetime, për periudhën 1 mars -15 nëntor, është punuar gjithsej në 1191 raste prej të cilave 975 të reja dhe 216 raste të bartura të hetimeve të rënda, krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

-Advertisement-

“Për krim të organizuar, krime kibernetike 43 raste, krime me narkotikë 507 raste, trafikim me qenie njerëzore 101 raste, krime ekonomike dhe korrupsionit 214, raste të krimeve të rënda 108 dhe terrorizëm 8. Janë hetuar 1548 persona të dyshuar dhe u arrestuan 990. Janë realizuar 446 operacione, 105 plane operative, 794 bastisje dhe janë shkatërruar 40 grupe kriminale”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera