“Kurti largpamës, 10 vite më parë parashikoi se do të negociojë pa kushte me Serbinë”

Autori: Fitim Salihu
00:24 | 08 November 2022
Albin Kurti është largpamës. Qysh në vitin 2012 ai e ka ditur se çfarë do të ndodhë me kryeministrin Kurti në vitin 2022.
E ka parashikuar dhjetë vjet para kohe se kryeministri do të negociojë me Serbinë pa kushte dhe se dalë-dalë do të kalojë nga dialogu teknik në dialog politik për çështje të brendshme të Koaovës, gjegjësisht për veriun. Largpamësia e tij e ka parashikuar po ashtu që opozita do t’i nënrenditet gatitu për t’ia përmbushur kryeministrit Kurti atë që ai ka nevojë tani dhe që e thoshte vetë titulli i opinionit më 2012 – “Shpërndarja e fajit”. Pjesë nga opinioni autokritik prospektiv i ish idealistit Albin Kurti:
«Pra, negociatat për çështje teknike po shërbenin vetëm sa për ta relaksuar situatën dhe për ta përgatitur terrenin për negociatat drejt përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Me ato negociata u ulën palët në tavolinë pa kushte për Serbinë dhe lansuan negociatat për çështjet e brendshme të Kosovës, ani pse thuhej se ato ishin vetëm çështje teknike.
Po të fillonin menjëherë negociatat politike ato s’do të mund të fillonin sepse kundërshtimet do të ishin të ashpra. Prandaj njëherë u preferuan negociatat për çështje teknike në mënyrë që negociatat si të tilla të instalohen e mandej të ‘avancohet’ karakteri i tyre në politike.
Nuk është ndryshe as kësaj radhe. Disa gjëra nuk kuptohen ose kuptohen me vonesë për shkak se janë gjëra të njohura, të vjetra por të harruara. Përsëritja është maskuese e vetvetes. Bisedimet e deritanishme në Bruksel midis Kosovës e Serbisë po synojnë të hyjnë në një fazë të re e cila i rikuptimëson ato.
Edhe njëherë po përgatitet terreni që të kalohet prej bisedimeve teknike te ato politike me Serbinë. Në vitin 2006 negociohej për statusin e Kosovës, ndërsa sot mëtohet të negociohet për statusin e veriut të Kosovës.
Kësisoj, Qeveria e Kosovës nuk e shfrytëzon Kuvendin e Kosovës vetëm për legjitimime posteriori të vendimeve e qëndrimeve të saj, por edhe për legjitimitet a priori të orientimeve që planifikon t’i ndërmarrë. Me rezolutën e fundit që kinse i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës po sajohet një konsensus shumëpartiak për fillimin e negociatave politike me Serbinë për veriun e Kosovës.
Shqetësimi kryesor i Qeverisë së Kosovës nuk do të jetë niveli i autonomisë për veriun dhe as lloji i statusit special atje, por gjetja e mënyrave më të sofistikuara për shitjen te populli i Kosovës i atyre solucioneve makabër. Niveli i autonomisë e tipi i statusit special do të avancohen varësisht se çka do t’ua marrë mendja qeveritarëve kosovarë se do të mund të shitet te populli i Kosovës.
Konsensusi shumëpartiak sikurse ai i së martës në Kuvendin e Kosovës do të etablohet si metodë për izolimin e kritikuesve dhe kundërshtarëve të negociatave më të reja me Serbinë e të cilat atakojnë drejtpërsëdrejti territorin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.»

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...