Lajme

Kurti lajmërohet nga Sllovenia, shfaqet krah një filozofi

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 16 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me filozofin slloven, Mladen Dolar.

Ai ka postuar një fotografi krah tij në Instagram, përmes së cilës ka thënë se me të ka diskutuar për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon.

“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar shefi i qeverisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kurti sot është dashur të paraqitje në Prokurorinë Speciale si dëshmitar, por për shkak të qëndrimit të tij në Slloveni, kjo gjë nuk ndodhi.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, për Klankosova.tv, tha se Prokuroria ka qenë e njoftuar dhe se kryeministri është shprehur i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera