Lajme

Kurti, Lajçakut: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 04 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka pritur në zyrën e tij emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku diskutuan për zhvillimet e fundit.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta.

Gjithashtu ai tha se Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike.

-Advertisement-

“Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Ndërkaq, pas takimit Lajçak tha se nuk dëshiron që të ketë masa ndaj Kosovës dhe se po përpiqen që të kthehen në gjendjen paraprake, pa masa.

Gjithashtu, ai tha se edhe sanksionet ndaj Serbisë janë të gatshme dhe se sipas tij ato do të zbatohen nëse s’vepron sipas kërkesave të BE-së /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera