Lajme

Kurti kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 14 December 2024

Në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 ushtarëve të UÇK-së, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit tonë, rezultat i sakrificës së tyre”.

“Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori. Rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Andaj sot, 26 vjet më pas, i kujtojmë 41 dëshmorët në me krye Mujë Krasniqin – Kapuçin, të rënë më 14 dhjetor 1998, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Mirënjohje e thellë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti, duke ia bashkangjitur postimit listën e 41 dëshmorëve të rënë.
Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve në kufirin shqiptaro-shqiptar, sot është organizuar një akademi përkujtimore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera