Kurti kujton heronjtë: Dhanë jetën për më të shtrenjtën dhe më të çmuarën
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 17 February 2022
Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se Kosova është vend i të gjithë qytetarëve ku u garantohen të drejtat dhe liritë.
Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 14 vjetorit të pavarësisë, Kurti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët.
“Në këtë ditë të rëndësishme bashkohemi të gjithë me dashurinë për vendin tonë, për shtetin tonë të pavarur dhe të përbashkët sovran dhe demokratik. Shteti i Kosovës është vend i gjithë qytetarëve të saj, të barabartë para ligjit dhe ku garantohen të drejtat dhe liritë”, tha ai.
Kurti pohoi se Kosova është e përcaktuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike NATO dhe BE.
“Republika e Kosovës është e përcaktuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike në NATO dhe në BE dhe çdo ditë punojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim dhe për të ecur në këtë rrugë të drejtë. Evropa është horizonti ynë i përkatësisë së të jetuarit, ndërsa NATO-ja është kushti i paqes për të gjithë neve”, ka thënë ai.
Më tutje, kryeministri ka kujtuar heronjtë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Rrugëtimi i popullit tonë deri në këtë ditë ishte i gjatë dhe i mundimshëm por edhe përplotë më krenari dhe me nder. Sot i kujtojmë heronjtë tanë që dhanë më të shtrenjtën dhe të çmuarën jetën e tyre, për atë që është më e shtrenjta dhe e më e çmuara për popullin tonë, lirinë e tij. Sot kujtojmë vuajtjen, flijimin e heronjve tanë. Atyre që na kujtojnë se sa e shenjt është liria dhe sa e bukur është të jesh i lirë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...