Lajme

Kurti kujton Agim Ramadanin: Emri i këtij luftëtari dëshmor, u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 11 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar heroin Agim Ramadani në 24 vjetorin e rënies së tij, në Koshare, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook i pari i qeverisë ka thënë se emri i Agim Ramadanit u bë sinonim për të gjithë Betejën e Koshares.

“Në ditën e tretë të luftimeve të Betejës së Koshares, më 11 prill 1999, Agim Ramadani ra dëshmor në përballje me forcat serbe. Brigada e komanduar prej tij, mori emrin e komandantit të saj: Brigada 138 “Agim Ramadani”, kurse emri i këtij luftëtari dëshmor, u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares. I kthyer nga Zvicra ku kishte qenë i strehuar si emigrant politik, Agim Ramadani kishte hyrë në Kosovë në qershor të vitit 1998, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte lënë pas bashkëshorten Shukrijen, dy djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se edhe 24 vite nga rënia e heroit Ramadani, trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e tij po na vazhdon të na befasojë.

“Sot bëhen 24 vite nga rënia dëshmor e Agim Ramadanit, trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Poet, piktor, aktivist politik, ushtarak dhe patriot me shpirt artisti, Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera