Lajme

Kurti kujton 33 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut: Rënia e tyre, ishte epilog i një vepre heroike

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 November 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 33 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi.

“Rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi. 33 vite më parë, më 2 nëntor 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë nga policë të regjimit okupator, pasi kishin luftuar mbi gjashtë orë, nga mesdita deri në ora 19:00. Ata ishin rrethuar nga policia në një banesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, blloku i tretë, hyrja e tretë, bazë ilegale e tyre. Po bëheshin gati për veprimet e radhës, pasi dy ditët e fundit të jetës, më 31 tetor dhe 1 nëntor, Afrimi dhe Fahriu bashkë me shokë të tjerë të ilegales, u kishin prirë demonstratave në Prishtinë. Idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje”, ka kujtuar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se të dy bashkë kanë kontribuar deri në aktin e tyre të fundit kur ranë dëshmorë, ku i frumëzuan aktivisht shokër dhe pasuesit e tyre kur do ta shtronin rrugnë e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje.

“Të dy vinin nga trevat e Llapit: Fahriu kishte lindur në fshatin Llaushë më 1963, kurse Afrimi në fshatin Llugë më 1965. Në dramën e historisë hynë bashkë, gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe bashkë kontribuan në rolet e tyre si anëtarë organizatash ilegale, deri në aktin e fundit, kur ranë dëshmorë, duke u përjetësuar në historinë moderne të Kosovës.   Por trashëgimia e idealeve që kishin ndjekur dhe e veprave që kishin kryer Afrimi dhe Fahriu, i frymëzoi aktivisht shokët dhe pasuesit e tyre edhe gjatë dekadës në vijim deri në çlirimin e Kosovës më 1999. Vëllai i Fahriut, Bahriu sikurse edhe shokët e tyre Fadil Vata, Hasan Ramadani dhe më pas Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe shumë të tjerë, do ta shtronin rrugën e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje. Lavdi veprës së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera