Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 28 January 2024
Kryeministri i vendit Albin Kurti, bashkë me familjen Lleshi dhe me bashkëpunëtorë nga Gjakova, kanë bërë homazhe në fshatin Vraniq te varri i Memë dhe Prend Zef Lleshit me rastin e 25-vjetorit të rënies së tyre si dëshmorë.
“Aty prehen në varre të katër bijtë e familjes Lleshi, dëshmorë të kombit, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në betejë të drejtpërdrejtë për lirinë e atdheut. Ata janë: Mark Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, Memë Zef Lleshi dhe Prend Zef Lleshi. Mema dhe Prendi ranë dëshmorë 25 vite më parë, më 28 janar 1999, në luftime me forcat e Serbisë në Goden të Hasit, kurse Marku me Kolën qenë përjetësuar si dëshmorë më 7 gusht 1998, në luftimet që kanë marrë emrin beteja e Markalleshëve”, shkroi Kurti.
“Angazhimi dhe lufta totale e familjeve shqiptare sikur rasti i familjes Lleshi, e kanë shtruar rrugën nëpër të cilën është ecur deri te liria e Kosovës. E gjithë përpjekja dhe flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të popullit shqiptar, është e monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duam, që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë!”.
“Lavdi dëshmorëve Memë, Prend, Mark dhe Kolë Lleshi, për luftën e tyre dhe jetën e dhënë për liri!”, shtoi kryeministri në Facebook.

Të tjera
-
Hakeri që theu platformën e komunikimit të përdorur nga ndihmësi i Trump-it vodhi të dhëna nga e gjithë qeveria amerikane
Një haker ka arritur të thyejë sigurinë e një platforme komunikimi të përdoru...
-
Reagon shoqëria civile për bllokadën në parlament: Kriza institucionale ka kaluar çdo kufi
Një grup i organizatave të shoqërisë civile, ka reaguar rreth bllokimit të ko...
-
Rama nis mëngjesin duke ndarë pamje mahnitëse nga Saranda
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë foto nga qyteti bregdetar i Sar...
-
Vendimi drastik, Trump mbyll dyert e Universitetit të Harvardit për studentët e huaj
Administrata Trump ka marrë një vendim drastik kundër Universitetit të Harvar...
-
Rasti për rr*ëmbimin e 14 vjeçares në Fushë Kosovë del i sajuar, e mitura e pranon inskenimin
Rasti që u raportua si rrëmbim i një të miture në orët e para të mëngjesit të...
-
Gërvalla: PDK-ja në opozitë, me LDK-në partneritet, me Nismën s’kemi pazare
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se për...
-
I mbijetuari i Masakrës së Dubravës: U vranë me dhjetëra shqiptarë, iu shkonte koka aty për aty
I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Isak Shabani, ka rrëfyer tmerrin të cili...
-
Haxhiu thotë se ka deputetë nga opozita që do të votonin pro në një votim të fshehtë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka deputet...
-
Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit
E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë dhe ish-deputetja, Vasfije Krasniqi-...
-
Tentohet për herë të 20-të konstituimi i Kuvendit
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 20-të me radhë në përpjekje p...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mund...
-
Memli Krasniqi takon Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot m...