Lajme

Kurti kritikon Prokurorinë: Iu deshën 10 orë për ta marrë në pyetje Albulena Haxhiun, kurse qe 10 muaj s’ka aktakuzë ndaj Radojiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 24 July 2024

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë Speciale për marrjen në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Prokurorisë s’iu deshën as 10 orë për marrjen në pyejte të ministres së Drejtësisë, kurse nuk u kanë mjaftuar 10 muaj që ta ngris aktakuzën kundër Milan Radojiçiqit.

“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, ka shtuar Kurti.

-Advertisement-

Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë me radhë ministren Haxhiu, pasi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pretenduar se arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës, janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera