Lajme

​Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 30 July 2024

Pas suksesit të Laura Fazliut në Lojërat Olimpike Paris 2024 ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fazliu e fitoi sot medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë të xhudos në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e falënderoi Laurën për “gëzimin e pamasë” ndërsa tha se krenaria olimpike në Paris vazhdon me të.

-Advertisement-

“Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!

Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo.

Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.

Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.

Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, shkroi Kurti në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera