Lajme

Kurti: Kosovës i nevojitet epopeja e arsimit

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 07 March 2022

Kuvendi i Kosovës, është duke mbajtur seancë solemne me rastin e 7 marsit, ditën e mësuesve, shkruan Gazeta Infokus.

I pari që mori fjalën ishte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili uroi të gjithë mësuesit dhe mësueset.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Kosovës i nevojitet epopeja e arsimit.

-Advertisement-

“Mësuesit ishin bacat në oda dhe e jepnin të vërtetën e jetës dhe sakrificës me rapsodinë e gjatë të mbrëmjes dhe aktit sublim të dëshmorit. Në ndërtimin e shtetit dhe një populli të çliruar, emancipimi I inteligjencës vjen nga mësuesit. Secili prej nesh kujton në të shkuarën e tij një mësues që i ka zgjuar dashurinë për dijen dhe besimin në talent. Na nevojitet epopeja e arsimit”, tha ai.

Po ashtu gjatë kësaj seance Kurti tha se nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme.

“Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja sigurisht që është nëna e dytë, por e përhershme, ngado që shkojmë gjatë tërë jetës mësuesen e parë, nënën e dytë e mbajmë me vete sa të jetë jeta”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu Kurti shtoi se mësuesit tanë na kanë mësuar përgjatë viteve se në shkollë nuk shkohet të sigurojmë njohje aq sa kërkon punësimi, por të bëhemi njerëz moral.

“Mësuesit tanë na kanë mësuar përgjatë viteve se në shkollë nuk shkohet të sigurojmë njohje aq sa kërkon punësimi, por të bëhemi njerëz moral. Po ngutemi kudo për ta shndërruar shkollën në cikël të përshpejtuar. Shkolla na duhet si pasuri publike kombëtare e jo si punësim i ngushtë moralisht e privatisht. Reforma duhet të fillojë nga çerdhet, e të vazhdojë me shkollat fillore e të mesme deri te edukimi i lartë..I urojmë mësuesit ditën e tij, e urojmë nxënësit ditën e mësuesit të tij. Qeverisë nuk i takon të mjaftohet me një urim, por me garantimin e kushteve të ushtrimit të profesionit. I ndritur qoftë roli i mësuesit”, shtoi Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera