Kurti: Kosovën ta vendosim në binarët e zhvillimit dhe të forcimit
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 11 February 2018
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka deklaruar se janë një opozitë aq e fuqishme, sa të mund ta vëmë në vështirësi cilëndo qeveri, në nivel qendror apo lokal, dhe do ta bëjnë këtë, sa herë që të jetë e nevojshme në të mirë të interesit publik në Kosovë, por do të jenë konstruktivë sa herë që pushteti të ndërmarrë hapa me interes për vendin e për popullin tonë.
Kurti e nisi fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve të brendshme të datës 21 janar, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në të shkuarën për çështjet dhe bindjet e përbashkëta, duke veçuar ish-kryetarin Visar Ymeri, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm dhe një kontribues në rritjen dhe përparimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ndryshimi i drejtimit në Lëvizje do të jetë, ashtu siç ka qenë edhe në të shkuarën, edhe respektim i vazhdimësisë, por edhe ndryshim për të ecur përpara, drejt sfidave të reja e drejt objektivave tonë madhorë. Pra, po, do të jetë vazhdimësi. Ne i kemi dokumentet bazë, që janë njëkohësisht zotimet tona, manifestin e VETËVENDOSJE!-s, programin 100 pikësh të Lëvizjes, Alternativën Qeverisëse, 40 masat për Republikën, politika të cilat vazhdojnë të përfaqësojnë perspektivën më të thelluar dhe më të mirë për të ardhmen e Kosovës… Por, po ashtu do të ketë edhe ndryshime, përmirësime, risi.
Në zgjedhjet e brendshme, unë e bazova kandidimin tim tek paraqitja e një platforme për drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë katër viteve të ardhshme. Platforma është pikënisje dhe jo destinim. Atë duhet ta diskutojmë nëpër Qendrat tona për t’i përfshirë vërejtjet e sugjerimet tuaja nga përvoja që keni dhe nga leximet që bëni”, tha ai, duke shtuar se i kanë themelet e veta politike, të cilat i bashkojnë, sic janë përpjekja e pandërprerë për plotësimin e sovranitetit të Kosovës dhe për bashkimin me Shqipërinë, si projekt vetëvendosës, zhvillimor e paqësor; rruga socialdemokratike për mbrojtjen dhe nxitjen e prodhimit vendor, zhvillimit ekonomik e punësimit, me drejtësi sociale dhe jo vetëm gjyqësore; si dhe për forcimin e shtetit në mënyrë demokratike e të drejtë, ndryshe nga ç’kanë bërë pushtetet e deritanishme që e kanë mbrojtur korrupsionin e vet me autoritarizëm e me brutalitet.
“Muajt shkurt, mars dhe prill është mirë t’i shpallim muaj të anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe muaj të pagesës së anëtarësisë nga anëtarët e Lëvizjes. Prej marsit e deri në korrik të organizojmë zgjedhjet e strukturave të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qendrat ku ato nuk janë të kompletuara……Detyrë e jona, 19 vite pas çlirimit të Kosovës, është që ta vendosim Kosovën në binarët e zhvillimit dhe të forcimit, e për këtë është e nevojshme të qeverisë VETËVENDOSJE!-a. Gjatë vitit 2017 ne i patëm disa fitore të shkëlqyera elektorale, u bëmë forca e parë në zgjedhjet qendrore”, tha ai
Ai ka përmendur edhe fitoren në dy qytetet më të mëdha, Prishtinën e Prizrenin, por po ashtu në Dardanë, si dhe arritjen në balotazh në Gjilan, Kaçanik e Besianë.
Sipas tij, hapi i radhës për ata është ardhja në qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje, gjë e cila tashmë është edhe domosdoshmëri, duke pasur parasysh zhgënjimin e madh dhe pesimizmin që e kanë shkaktuar dështimet e njëpasnjëshme të subjekteve të tjera, por gjithashtu edhe rritja dhe zgjerimi i organizatës, emancipimi dhe ngritja e aktivistëve, sidomos e të rinjve, lufta ndaj diskriminimit, forcimi i qendrave, rritja e bashkëpunimit me sindikata, shoqëri civile e medie, promovimi i figurave me aftësi profesionale e politike, të gjitha këto do të jenë prioritet për Lëvizjen.
“Do të përparojmë edhe më tej në forcimin e marrëdhënieve tona me partnerë ndërkombëtarë, qofshin këta përfaqësues në Kosovë, apo subjekte të ngjashme në vende të tjera…..Intensifikimi i aktivitetit opozitar, ndalja e projektligjeve të dëmshme në parlament, por edhe iniciativat ligjore me rëndësi për qytetarët e për grupe të ndryshme të interesit, do të jenë detyrë mbi detyrat për grupin tonë parlamentar, dhe për organizatën në tërësi. Jemi një opozitë aq e fuqishme, sa të mund ta vëmë në vështirësi cilëndo qeveri, në nivel qendror apo lokal, dhe do ta bëjmë këtë, sa herë që të jetë e nevojshme në të mirë të interesit publik në Kosovë. Por do të jemi konstruktivë sa herë që pushteti të ndërmarrë hapa me interes për vendin e për popullin tonë”, tha Kurti.
Në fund Kurti pati një mesazh për të gjithë aktivistët, duke përfshirë edhe deputetët, e ka formën e një kërkese që duhet të jenë të palodhur që t’i përgjigjemi nevojave të qytetarit por edhe duhet të jenë të kujdesshëm, që të mos e zhgënjejnë asnjërin prej atyre që i ka votuar me plot shpresë.
Të tjera
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...