Lajme

Kurti: Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 15 July 2022

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se populli turk është mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike.

Duke shprehur konsideratë ndaj shtetit turk dhe popullit që jeton atje, Kurti tha “Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen“.

Ai shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social.

-Advertisement-

Ai tutje shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Erdogan, për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë.

“Turqia mbetet një partner strategjik i Kosovës dhe qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vijimin dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike e kulturore dhe sociale mes dy vendeve“, theksoi kryeministri Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera