Lajme

Kurti: Kosova po merret peng nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 September 2017

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti,  ka thënë se Kosova po merret peng jo vetëm Kadri Veseli por dyfish Serbia.

Kurti përmes një postimi në “facebook” ka thënë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Ato 62 vota të cilat votuan dje kryeparlamentarin e nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë shumicë në Kuvend. Mirëpo, veçse teknikisht janë shumicë. Në anën tjetër, tek 58 deputetët e tjerë, ka shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës dhe ato janë shumica shqiptare.

Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë. Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po mirret peng. Pra, jo vetëm Kadrija, por dyfish Serbia. Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë.

Nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera