Lajme

Kurti: Kosova nuk mund të falë e as të harrojë, Serbia të mbajë përgjegjësinë për krimet e luftës

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 03 May 2023

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka kujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Bukoshit.

Ai ka thënë se në 3 majin e vitit 1999, oborri i shkollës në Bukush u mbulua me gjak, ku u pushkatuan 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë.

“Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë. I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri i vendit ka thënë se kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë, dhe se Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës.

Kurti tutje ka shkruar se Kosova nuk mund të falë e as nuk mund të harrojë.

“Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.
Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë. Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e Masakrës së Bukoshit. Lavdi!”, shkroi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera