Kurti: Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 17 February 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë do ta njohur Pavarësinë e Kosovës, qysh në vitin 2008.
Kurti në fjalimin tij, në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, theksoi se Serbia në vend që të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, ajo përfaqësojë terrorizmin, duke kryer agresion ushtarak më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.
Ai përmendi edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të gjithë ne e kemi të qartë se në rast se Serbia shtetërore do të ishte ndjerë sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist ajo do të duhej të kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008. Kosova garanton të drejta më të gjëra për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht për serbët që përfitojnë dhe kontribuojnë në shtetin tonë të përbashkët. Ndërkaq, shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, ku edhe sot po i nënshtrohen spastrimit, përmes të ashtuquajturit pasivizim të adresave”, tha Kurti.
Ai para deputetëve dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë, akuzoi Serbinë se po ndjek rrugën e konfrontimit dhe bllokadës me Kosovën.
“Është për keqardhje dhe fatkeqe që fqinji jonë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe të bllokimit të funksionimit të brendshëm të Republikës sonë dhe njohjeve të saj së jashtmi. Ajo fillimisht kishte refuzuar propozimin franko-gjerman dhe sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mirë evropiane. Në vend të saj, ajo përqafojë terrorizmin. Edhe aty ajo dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizimit të policisë sonë. Mirëpo për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar nga Serbia u desh që përsëri të jepmi dëshmorë. Rreshteri Afrim Bunjaku i shtohet plejadës së dëshmorëve tonë, pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës”, theksoi Kurti.
Krahas kësaj, Kurti, theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.
“Kosova mbetet e përkushtuar për Procesin e Berlinit, planin e rritjes dhe do të vijojë punën me partnerët dhe aleatët tanë perëndimor për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, sidomos anëtarësimi i Kosovës në NATO është një imperativ për të garantuar sovranitetin e shtetit tonë dhe për të penguar influencat e Rusisë në rajon. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shtohet dhe qeveria mbetet e zotuar për të zbatuar marrëveshjet midis dy shteteve tona. Kosova është në krah të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi si shtete fqinje që ndajmë vlera të njëjta. Ne besojmë se qytetarët shqiptarë në këto vende do të jenë një faktor për paqe, drejtësi dhe aleancë me perëndimin”, shtoi ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...