Ekonomi

Kurti: Kosova importon katër herë më shumë nga Serbin sesa nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 04 February 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar eksportin dhe importin e Kosovës me vendet ne rajon, shkruan Infokusi.com.

Kurti përmes një postimi në “facebook” i është referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Kosova importon katër herë më shumë nga Serbin sesa nga Shqipëria, ndërsa eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi”, thuhet në postimin e Kurtit.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Albin Kurtit

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2017 u rrit për 8.5% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë €, ndërkaq importi 297,3 milionë €. Kësisoj, raporti eksport/import është veçse 1/10!

Në dhjetor të vitit 2017 eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi. Në anën tjetër, importet e Kosovës ishin mbi katër herë më të mëdha nga Serbia sesa nga Shqipëria.

Ja se çfarë shifrash kemi për pasqyrë në vigjile të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës! As sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu.

Tri reformat drejt shtetit zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) të cilat i kemi prezantuar dhe shpjeguar në prag të fushatës së zgjedhjeve paralamentare të 11 qershorit 2017, janë rruga e duhur dhe zgjidhja e vetme.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera