Kurti: Kosova është shembull i mirë i demokracisë

Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 17 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët në 15-vjetorin e shtetësisë, duke thënë se shteti i Kosovës është shembull i mirë i demokracisë “në këtë rajon problematik siç është Ballkani”.
Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje festive të Qeverisë për 15-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
“Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori, të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat dhe të rinjtë të mund të zgjedhin edhe Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë, dhe për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Kosova është projekt i paqes, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe.
“Nëse në vendet tjera institucionet japin model dhe qytetarët përpiqen ta ndjekin atë model, te Kosova jonë modelin e japin qytetarët dhe ne institucionet jemi ato që duhet të bëjmë përpjekje për të ecur pas tyre”.
Ai ka përmendur dy përgjegjësi, që sipas tij, duhet t’i ketë parasysh secili qytetar i Kosovës: trashëgiminë dhe krijimin e një vendi më të mirë për gjeneratat e reja.
“Sot në këtë 15-vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, dhe është fjala për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë, minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel, si këtu te ne. Na përket neve të kujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese, të cilat kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”.
Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashmte dhe Diasporës, 117 vende të botës e kanë njohur atë.
Për 15 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive.
Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera./REL

Të tjera
-
Tahiri për seancën e sotme: S’është në dorën tonë, do të veprojmë njëjtë
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u shpreh skeptik që pë...
-
Vijon sot seanca – pas dështimit në zgjedhjen e kryekuvendarit
Pas dy dështimeve radhazi, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës më në fund...
-
KEDS: Vendet që mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Nesër vazhdon seanca pas dështimit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
Pas betimit, deputetët dështuan ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ...
-
Dy aksidente trafiku sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar
Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli,...
-
Voziti vrullshëm, 25-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
25 vjeçari A.K, është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative, pasi ka rre...
-
Si u regjistruan kosovarët shtetas të Serbisë në Gjermani?
Problemin e njëjtë me Lavdërim Kamën, rreth 18 vite e kanë ndarë edhe mbi 600...
-
Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokon përkohësisht deportimet e emigrantëve venezuelianë sipas ligjit të kohës së luftës
Gjykata e Lartë e SHBA-së të shtunën e ndaloi përkohësisht administratën Trum...
-
Furrat në Prishtinë nisin rritjen e çmimeve
Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë k...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ...
-
Tahiri për seancën e nesërme: S’është në dorën tonë, do të veprojmë njëjtë
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u shpreh skeptik për s...
-
Deri në 1 orë e 10 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë e 10 minuta....