Kurti: Kosova e ka vendin në KiE, ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 July 2023
Në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministri Albin Kurti tha se shteti ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për tu bërë anëtar në Këshillin e Evropës.
Gjatë këtij takimi, shefi i ekzekutivit theksoi se shteti i Kosovës i cili është i ndërtuar mbi vlerat e KiE-së e ka vendin në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës e ndërtuar mbi vlerat e Këshillit të Evropës dhe me Kushtetutë e cila përfshinë instrumentet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të komuniteteve pakicë natyrshëm e vendin në këtë organizatë.
Anëtarësimi në KiE mundëson qasjen në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat tjerë të KiE. Kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tonë pa dallim etnie”, tha ai.
Kurti tha se qeverisja e mirë dhe progresi demokratik i kanë hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Sipas tij, tani kur procesi i anëtarësimit ka kaluar në Asamblenë Parlamentare fillon etapa substanciale që shoqërohet me vizita fakte-mbledhëse për çka kërkoi koordinim të mirë të grupit punues.
“Qeverisja e mirë dhe progresi demokratik vlerësuar nga raporte ndërkombëtare sidomos në sundimin e ligjit i ka hap rrugë procesit të anëtarësimit tonë në këtë organizatë. Pra, Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike për tu bërë anëtare e KiE.
Pas një pune intensive me 24 prill të këtij viti 2023 Komiteti i Këshillit të Ministrave të KiE vendosi në favor të aplikimit të Kosovës duke përmbyllur kështu me sukses fazën e parë në proces të anëtarësimit…
Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjatë tërë procesit të vlerësimit dhe kam besim që ky grup punues ndër institucional do të punoj me përkushtim në funksion të mbarëvajtjes së vizitave fakt-mbledhëse si dhe në adresimin e të gjeturave dhe rekomandimeve nga rekomanduesit”, theksoi Kurti.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se tashmë që Kosova ka kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ecuria e këtij procesi tutje varet nga bashkërendimi i këtij grupi koordinues.
Gërvalla kërkoi nga të gjitha institucionet të angazhohen në mënyrë që anëtarësimi të ndodh sa më shpejt.
“Tani që ka kaluar faza e parë gjithçka do të varet nga bashkërendimi i mirë i këtij grupi prandaj uroj që institucionet që i përfaqësoni të luftoni në emër të Kosovës që proceset të cilat varen nga institucionet tuaja të ecin sa më shpejt, sepse nga bashkërendimi juaj do të varet edhe ritmi me të cilin ne do të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës sa më shpejt.
Si vendi më demokratik në rajon si një vend që është shembull në përfaqësimin e vlerave të cilat janë baza mbi të cilën është krijuar KiE mendojmë se Kosova dje do të duhej të anëtarësuar në Këshillin e Evropës madje shumë vite më parë. Prandaj, çdo ditë që e humbasim për shkak të një bashkërendimi jo të mirë është një ditë e humbur që nuk do të duhet të ndodhte”, theksoi ajo.
Kosova më 12 maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ndërsa, në prill të këtij viti Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.
Të tjera
-
Gruaja e ish-deputetit që vdiq dje: S’di a ta thashë ndonjeherë mjaftueshëm sa të adhuroj, Zoti i merr më të mirët, por ty s’duhej
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani vdiq të martë...
-
Shpërndante në rrjetet sociale materiale për keqpërdorim seḳṣual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari nga Suhareka
Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penal...
-
Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në...
-
Nis gjykimi ndaj Nagip Krasniqit
Sot ka nisur gjykimi ndaj ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës...
-
Osmani udhëton në ShBA, do të ketë “takime me liderë botërorë”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar në New York të Shteteve të Bas...
-
Tragjedi në Has të Shqipërisë, banesa përfshihet nga zjàřři – vdesin nënë e bir
Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur është regjistruar në fshatin Nikoliq të H...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Gjyshja i rráh nipat, arrestohet
Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se i ka rrahur nipat e ...
-
Ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit
Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politik...
-
Hoti: Qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën Kosovës, eksperimentet e Kurtit e Osmanit na kanë kushtuar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria e drejtuar ...
-
11 vjet nga vrạsja e doganierit të EULEX-it
Janë bërë 11 vjet prej vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, Audrius Senavicius....
-
Instrument i fuqishëm për të kontrolluar qytetarët? Rusia zgjeron sistemin e pagesës me fytyrë, çfarë qëndron pas vendimit
Rusia ka filluar ta zgjerojë sistemin e pagesës me fytyrë, pra përmes njohjes...