Lajme

Kurti korrigjon Ramën që tha se Samiti i Tiranës është i pari jashtë BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 08 December 2022

Kryeministri Kurti ka nisur fjalën e tij në një Samit në Vjenë, duke e theksuar se Samiti në Tiranë, me të cilin është shumë krenar Edi Rama, nuk është i pari jashtë BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën hyrëse gjatë Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Tiranë, tha se ky ishte i pari organizim i tij jashtë kufijve të BE-së.

“Për herë të parë në histori një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor organizohet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Ky është një sinjal i fortë e i qartë, jo vetëm për rëndësinë thelbësore gjeopolitike që ka ky rajon për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, por edhe për nivelin e lartë të ndërgjegjësimit mbi faktin se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti, që nuk ishte pjesëmarrës në Samit, është kujdesur t’i shtojë edhe diçka fjalisë së Ramës ku flet për ekzkluzivitetin e mbajtjes së Samitit në Tiranë.

Kurti ka thënë se ky Samit është i pari jashtë BE-së, por, që nga samitin i vitit 2000 të mbajtur në Zagreb.

“Sigurisht që mirëpres nismën e Samitit BE/Ballkani Perëndimor në Tiranë, i pari jashtë BE-së që nga samiti i vitit 2000, kur u zhvillua në Zagreb”, ka thënë Kryeministri në ë Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera