Lajme

Kurti: Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 25 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë.

Kurti shprehu falënderimet e mirënjohjen ndaj qytetarëve turq për kontributin e vazhdueshëm dhënë për Kosovën.

Në adresimin e tij, ai përmendi që muajin e kaluar në shkollën “Elena Gjika” u festua 72-vjetori i mësimit në gjuhën turke, duke thënë: “Jemi të lumtur për këtë traditë të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë, që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”.

-Advertisement-

“Strategjia jonë e arsimit për vitet 2022-2026 përfshin subvencionet e vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve e materialeve e mësimore në gjuhën turke. Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera, si turqishten për shembull gjuhë amtare”, tha kryeministri.

Kurti tha se komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera