Lajme

Kurti: Komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet se komunat tjera

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 01 November 2023

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka shkruar për ndarjen buxhetore për komunitetet në Kosovë, derisa tha se Kosova është një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se këtë vit ndanë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuan 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Tutje, Kurti tha se bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës.

-Advertisement-

Ai po ashtu thekoi se sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.

“Krahas buxhetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive të reja për 19 familje, pakove ushqimore dhe higjienike për 373 familje, orendi për 58 familje dhe materiale ndërtimore për 102 sosh, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 2 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 1 milion tjera për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteve jo shumicë në komuna të vendit tonë“, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera