Lajme

Kurti komenton shkeljen e Kushtetutës nga ministrja Nagavci

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pyetjen se si e komenton që Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën për reformat në arsim në Kamenicë, ka thënë se më së miri ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e sqaron këtë gjë.

Ai shtoi se qeveria nuk e ka ndërmend që të ndalet, pasi sipas tij, “po vërejmë sulme të ndryshme që të na zvogëlojnë shpejtësinë”.

“Sa i përket ministres Nagavci, e kam përshtypjen që më së miri, ajo të jap sqarim për këtë gjë. Qeveria jonë demokratike, me qeverisje të mirë në çdo fushë, nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi po vërehet qartë që kemi sulme të ndryshme, të cilët po përpiqen të na zvogëlojnë shpejtësinë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë në reformat tona, por në të njëjtën kohë do të respektojmë ligjin dhe kushtetutshmërinë. Por, për detajet e çështjes konkrete, do të flasë vet ministrja Nagavci”, vijoi kreu i LVV-së në një konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera