Lajme

Kurti: Kjo do të jetë Qeveria ime

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 23 May 2017

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do që të vij në pushtet për t’u hakmarrë ndaj askujt, por vetëm për të mirën e qytetarëve, transmeton zeri.info.

Më tutje, Kurti ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në Qeveri, do të zvogëlohet qeveria e do të forcohet shteti.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet dhe do të dal e para në këto zgjedhje. Pasi që të fitojmë zgjedhjet, kryetari i Kuvendit na takon automatikisht e pastaj edhe i nominuari për kryeministër. Pasi t’i fitojmë zgjedhjet, koalicionet tjera do të shpërbëhen dhe do të presim çka do të mbetet nga ato koalicione për të parë se më kë mund të bashkëpunojmë. Ndërkohë është obligim kushtetues që në Qeveri të kemi edhe ministra nga pakicat. Mirëpo është herët të flasim për këtë. Kur të vij koha do ta kalojmë edhe atë urë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera