Lajme

Kurti: Kjo gjë duhet të ndodhë që të arrihet marrëveshja me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 10 January 2023

Kryeministri Albin Kurti thotë se për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë nevojitet më shumë trysni nga ndërkombëtarët mbi Beogradin.

Kurti tha se “marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ndëkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme e cila e ka njohjen reciproke në qendër”. Për këtë tha se po insistojnë “edhe aleatët dhe partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Unë jam optimist por ajo çfarë duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është trysni shtesë mbi Beogradin i cili duke bërë marrëveshje me Federatën Ruse për bashkërendim të politikës së jashtme e goditi në mënyrë të paskrupullt politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Europian që kërkon sinkronizim, harmonizim të të gjitha vendeve anëtare dhe të atyre të cilët aspirojnë që të bëhen anëtarë në Bashkimin Europian”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera