Lajme

Kurti: KFOR’i po na kërkon pak kohë për heqjen e barrikadave, po i presim

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 11 December 2022

Kryeministri Albin Kurti, në një deklarim para mediave, tha se KFOR ka kërkuar pak kohë që t’i heq barrikadat e vendosura në veri nga qytetarët serbë.

Kurti tha se kjo po bëhet për të mirën e përgjithshme.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

-Advertisement-

Tutje, kryeministri Kurti tha se barrokadime të tilla jo vetëm që janë të papranueshme, por edhe s’duhet të përsëriten.

“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera