Lajme

Kurti: Kështu duhet ti përgjigjemi Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 02 March 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar të problematizohen pengesat burokratike që po ia bënë Kosovës Serbia.

Sipas tij, janë me dhjetëra pengesa që u paraqiten prodhuesve kosovarë në kufi, në rastet kur prodhimet “Made in Kosova” tentojnë të eksportohen në Serbi.

Targat, certifikatat fitosanitare, lejet e shumë telashe tjera janë vetëm disa pengesa që ka përmendur Kurti, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E sipas tij, të gjitha këto mund të zgjidhen duke i vënë reciprocitet Serbisë.

“Reciprociteti i problematizon të gjitha këto shkelje të Serbisë”, është shprehur Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, , shkruan gazeta inFokus.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka përmendur barrierat jo tarifore dhe masat që nuk përfshihen në barriera tarifore, të cilat me anë të reciprocitetit mund të aplikoheshin varësisht se si vepron Serbia.

Në këtë mënyrë ai ka thënë se do ti mbronte prodhuesit dhe qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera