Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 03 December 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, teksa tha se Kallas është “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”, tha Kurti pas takimit.
Kurti tha për gazetarët se ka kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, të arritur vitin e kaluar dhe të mos e harrojnë këtë marrëveshje sa herë përmendet dialogu.
Kurti tha se e ka njoftuar Kallasin për hetimet lidhur me sulmin e fundit që ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe tha se ka përsëritur kërkesën drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Duke folur për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Kosova e ka fajësuar Serbinë, Kurti tha se janë gjetur shumë elemente ruse./REL/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Lista u dorëzua në KQZ, emrat në listë nuk dorëzohen kurrë deri sa ta bëjmë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar për herë të parë...
-
Protestë para ndërtesës së Presidencës së Serbisë gjatë fjalimit të Vuçiqit
Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës s...
-
Drejtori i FBI-së, Wray thotë se do të japë dorëheqje para kthimit të Trumpit
Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, ka ...
-
Shahin Dervishaj kandidon me numër 77 në listën e PDK-së: Kthehem për të ndihmuar Kosovën të rritet dhe të forcohet
Shahin Dervishaj, një biznesmen i suksesshëm që ka kaluar vitet e fundit në G...
-
Me numrin 12-të, Ganimete Musliu përsëri një prej kandidateve të forta të PDK-së për deputete
Një nga deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka hyr...
-
Mirësevjen profesor, Kurti prezanton Bylbyl Sokolin
Që nga sot trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëve...
-
Me numrin 66 Lendita Bekteshi synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës
Lendita Bekteshi, nënkryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ob...
-
Shkëlzen Dakaj: Lufta brenda partive shkak për vonesat në dorëzimin e listave
Partitë politike nuk e kanë respektuar afatin e caktuar nga Komisioni Qendror...
-
Alban Rraci djali i Ismet Rracit ish-kryetarit të njohur të Klinës kandidon për deputet nga LDK-ja me numrin 38
Alban Rraci, një ndër emrat e njohur në fushën e biznesit dhe ekonomisë në Ko...
-
Rebelët hapin albumin e familjes Assad, nxjerrin fotot e veçanta të diktatorit sirian
Momente të panjohura nga jeta e Bashar al-Assad janë ekspozuar për publikun e...
-
Reagon Facebook: Kemi probleme, po punojmë për t’i zgjidhur
Facebook ka njoftuar se ka një problem teknik për disa përdorues të këtij rrj...
-
Rrezarta Krasniqi kandidon me numër 36 në listën e LDK-së
Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, k...