Lajme

Kurti kërkon ndihmën e opozitës: Nuk dua të eci vetëm

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 24 November 2022

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti, derisa ishte duke biseduar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga opozita për të bërë dialog së bashku në lidhje me situatat në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se nuk dëshiron të ecë vetëm, e duke theksuar se është i gatshëm që të takohet me liderë të opozitës për të diskutuar për të gjitha çështjet.

“Unë besoj që këtë qëndrim duhet të mbajnë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë dhe unë si kryeministër e qeveria jonë padyshim që ka nevojë dhe s’ka se si të ja delë pa kuvendin, pa mbështetjen  e të gjithëve, ne kemi nevojë për mbështetjen e juve ju keni nevojë për njoftimin tonë por që të gjithë  bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm këtë ta bëjë edhe në seancë plenare por edhe në seancë me dyer të mbyllura edhe në takime me liderët për shkak se nuk dua të eci vetëm”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe ka treguar se i vjen shumë keq që nuk ka mundur të i mbrojë serbët kur gjashtë vetura ju kanë djegur.

“Është çështje përtej secilit do prej neve çështje përtej këtij mandati qeverisës dhe sa i përket dialogut me serbët lokalë 10 serbë të Kosovës që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje, por duhet të kuptoni një gjë nuk duan fotografi prej takimit nuk duan fotografi prej takimit, po ndodh dialogu me serbët lokalë po unë nuk mund të i mbrojë ende ato mu më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djegur e unë skam arrit me i mbrojtë mu më vjen shume keq edhe serbët kur vinë në takim me mua ata  nuk duan që të bëjnë fotografi një orë e gjysmë kemi diskutuar dhe nuk dojnë të bëjnë fotografi sepse ju hakmerren”, ka thënë tutje Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera