Lajme

Kurti kërkon ndihmë nga ambasadorët: Kosova është në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 10 August 2020

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka drejtuar një letër publike ambasadorëve në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kurti duke fajësuar qeverinë Hoti për dështim në menaxhimin e situatës me COVID-19 në Kosovë ka kërkuar nga ambasadorët që ti dalin në ndihmë shëndetësise me mjete shëndetësore.

“Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, shkruan Kurti në letrën drejtuar ambasadorëve.

-Advertisement-

Po ashtu kryetari i VV-së në këtë letër ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë dhe është detyrë e tij si lider i opozitës që të mbajë përgjegjës qevrinë aktuale për situataën e rënduar.

“Por Kosova është në gjendje të rëndë. Si Lider i Opozitës, është detyra ime që ta mbaj përgjegjës qeverinë aktuale, edhe në kohë të emergjencës kombëtare. Më vjen keq që nuk kemi një qeveri e cila vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve. Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin”, shkruan Kurti./Gazeta inFokus/

Kjo është letra e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera