Kurti kërkon liberalizimin e vizave: Kur pandemia të përfundojë, kosovarët do të jenë sërish të izoluar
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 17 March 2020
Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri, gjatë videokonferencës së sotme “Western Balkan Conference”, të organizuar nga kancelari austriak Sebastian Kurz, ka thënë se tash të gjithë kufijtë janë të mbyllur, por kur të përfundojë problemi me pandeminë koronavirus, qytetarët e Kosovës sërish do të jenë të izoluar.
Sipas një njoftimi nga Zyra e tij për komunikim, ai ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak z. Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian z. Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Schallenberg, Ministrja për BE-në, znj. Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi:
Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve.
Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë” thuhet nw njoftimin e kryeministrit.
Albin Kurti gjatë kësaj bisede me liderët e Ballkanit është parë i shoqëruar me Ministrin e Integrimit, Blerim Reka. /Gazeta inFokus/.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...