Kurti kërkon bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave, përmend si prioritet punësimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 29 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërkaq ka premtuar më shumë përkushtim në punësimin e tyre.
Gjatë lansimit të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, shefi i Qeverisë ka përmendur edhe ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat në shifrën prej 2 milionë euro.
Ai tha se gjatë vitit të kaluar 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të shpërndara nga ana e Qeverisë, ndërkaq me projektin “Superpuna”, deri më tani janë punësuar edhe 1400 gra tjera.
“E kemi miratuar strategjinë kundër dhunës. Kemi mundësuar ndihëm juridike falas për viktimat, kemi vazhduar mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret. Duhet të adresohen nevojat e grave, prandaj me qëllim të fuqizimit të grave kemi ndërmarr hapa konkret për një Kosovë me barazi mes burrave dhe grave. Gjatë vitit 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar për mes masave. Me projektin ‘Superpuna’ janë punësuar mbi 1400 vajza. Për të ndihmuar arsimin e vajzave kemi ndarë bursa për gra. Nga buxheti 2 milionë euro janë ndarë për bursa për gra dhe vajza. Dhuna ndaj grave dhe vajzave kanë qenë shqetësuese gjatë viteve, dhe na nevojitet bashkëpunim maksimal më institucionet e ndryshme. Do të punojmë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, nuk mund të kemi barazi shoqërie pa pasur barazi gjinore. Dhunën në familje dhe në baza gjinore duhet ta luftojmë të gjithë”, tha Kurti.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...