Kurti kërkoi kthimin e zonës së sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi, deklarohet KFOR-i
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 12 October 2024
48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe rreth kufirit me Kosovën, ishin vendosur menjëherë pas luftës, dhe vazhdojnë të jenë operative.
Këtë shqetësim ka vite që e ngrit Kryeministri.
Saktësisht në kohën kur këto baza janë vendosur, ishte hequr zona 5 kilometërshe e sigurisë rreth kufirit me Kosovën.
23 vjet pas, kryeministri Albin Kurti nga NATO po kërkon rikthimin e zonës së sigurisë tokësore dhe ajrore. Kurti thotë se brenda dy viteve Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë e saj rreth kufirin tonë.
Kërkesës së Kryeministrit i është përgjigjur misioni i KFOR-it, duke e refuzuar tërthorazi këtë ide.
Në përgjigjen dërguar TV Dukagjini, misioni i KFOR-it ka thënë se zona e sigurisë tokësore dhe ajrore është relaksuar plotësisht në vitin 2015.
Duke e theksuar se veprojnë në përputhje me rezolutën 1244, misioni i KFOR-it konstaton se forma se si funksionojnë tash është e duhura dhe nuk ka vend për ndryshime.
“Zona e sigurisë tokësore dhe ajrore, e krijuar përmes Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake të vitit 1999, u relaksua plotësisht në vitin 2015.
KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël dhe monitoron nga afër situatën.
Ne vazhdojmë të përmbushim mandatit tonë nga Kombet e Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – duke kontribuuar në një mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë. Gjithashtu, komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ky është çelësi për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...